33-vjeçari, Seth Megow u martua me gruan e tij qëkur ajo ishte vetëm 19 vjeç. Për disa vite ata ishin të lumtur dhe së bashku janë kujdesur për katër fëmijët.
Por, ai tregon se sjellja e gruas së tij ndryshoi pasi ajo ndryshoi fjalëkalimin e profilit të saj në Facebook.
‘’Daily Mail’’ shkruan se 33-vjeçari ka zbuluar se gruaja e tij fliste me burra të tjerë në ‘’Facebook’’ dhe se kishte një lidhje një vjeçare me një burrë.
Po ashtu ai ka thënë se gruaja e tij e mashtronte prej 10 vitesh dhe kishte gjetur të gjitha dëshmitë për këtë gjë, pasi gruaja e tij kishte harruar ‘’Facebook-un’’ hapur.
Ai thotë se mundi të kuptonte me të vërtetë se me kë ishte martuar se, pasi një nate që gruaja e tij harroi profilin e saj të ‘’Facebook’’ hapur në kompjuterin e saj.
Gjithashtu ai ka thënë se gjithë kohës ai kishte menduar se gruaja e tij kishte ndryshuar sjellje vetëm për shkak të stresit që shkaktonte rritja e katër fëmijëve të tyre dhe puna.
Ai ka treguar se tani është duke u përpjekur të gjej veten e tij dhe të jetë i lumtur.
Babai i katër fëmijëve ka thënë:
Unë kam qenë ai që punoja si magazinier. Kam ngarkuar dhe shkarkuar mallra vetëm për të mbështetur familjen që ajo mund të përfundonte studimet.’’