×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Harta që tregon se sa territor ukrainas ka pushtuar Putini deri më tani

    Insajderi
    25 February 2022 - 00:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën sot dhe filloi një pushtim brutal. Lufta ka filluar dhe sulmet ruse kanë vazhduar për gati 15 orë. Sipas raportimeve në terren, më e keqja është në jug të vendit.

    Një institucion i pavarur nga Bullgaria që merret me konfliktet dhe luftërat, hartat dhe raportet nga ngjarjet e luftës postoi në Twitter një hartë që tregon më së miri se sa ka përparuar Putini në pushtimin e tij në Ukrainë.

    Zonat e shënuara me të kuqe tregojnë se cilat pjesë të Ukrainës janë aktualisht nën kontrollin rus. Tre fronte sulmesh dhe një betejë kyçe për Kievin

    Rusia sulmoi nga tre drejtime kyçe: nga lindja përmes provincave rebele që Putini tashmë pjesërisht i kontrollonte, nga jugu përmes gadishullit të Krimesë, të cilën e pushtoi në vitin 2014, dhe nga veriu, domethënë nga territori bjellorus.

    Deri më tani, beteja më e rëndësishme është rreth Kievit, ku forcat ruse po përpiqen të pushtojnë të paktën dy aeroporte, pra baza ajrore, gjë që do t’i hapte rrugën sulmeve të mëtejshme në kryeqytetin e Ukrainës.

    Harta nuk tregon pjesën e pushtuar së fundmi të juglindjes së vendit, nga Krimea në Mariupol.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark