×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haxhi Avdyli: Vila e Radojçiqit të shndërrohet në muze

    Insajderi
    03 November 2023 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se vila e Milan Radojçiqit në Liqenin e Ujmanit duhet të kthehet në muze.

    Ai tha se kjo duhet të bëhet me qëllim që të ekspozohen të gjitha marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.

    “Propozomi im kryeministër është që kjo vilë të shndërrohet në muze. Në këtë muze do të ekspozoheshin të gjitha marrëveshjet e dëmshme të Kosovës. Të ekspozohet statusi antikushtetues i Asociacionit, aty duhet të ekspozohen edhe takimet zyrtare dhe jo zyrtare të shtetit tonë me ata të cilët e sulmuan shtetin tonë. Duhet të ekspozohen edhe takimet për bërjen e koalicioneve, zgjedhjeve dhe referendumeve serbe, edhe kryetaret e komunave të cilët kanë punuar për kriminelët”, u shpreh Avdyli, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark