×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haxhi Shala pritet të ekstradohet në Hagë? – Deklarohet djali i tij

    Insajderi
    12 December 2023 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të hënën, Gjykata Speciale dha urdhër për ndalimin e ish-komandant “Topit”, Haxhi Shala, ndërkohë sot pritet të ekstradohet për në Hagë.

    Kështu tha për Insajderin djali i Shalës, Flakron Shala.

    “Besoj që sot do të ekstradohet, më shumë nuk kemi informata”, i tha shkurt ai Insajderit.

    Theksojmë Shala ishte ftuar në cilësinë e të të dyshuarit më 24 gusht të vitit 2020.

    Lajmin për udhëtimin e tij në Hagë e kishte bërë të ditur ish-kryetari i Malishevës Isni Kilaj përmes një postimi në Facebook. Kilaj, i cili edhe vet ndodhet në Hagë.

    “Haxhi Shala nesër udhëton për Hagë! Ai ishte emër që bëri histori në luftën e UÇK-së! Ne jemi me te në këtë betejë”, shkruante Kilaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark