Portieri i klubit të futbollit “Dukagjini”, Kenan Haxhihamza, është shpallur “Ylli i javës” për xhiron e katërt të Superligës së Kosovës në futboll.
Haxhihamza në ndeshjen kundër Dritës pati paraqitje të mirë, teksa në minutat e fundit e mbrojti penalltinë, që i mundësojë skuadrës së tij ta fitojë një pikë, duke e mbyllur ndeshjen baras 2:2.
Pasi mori këtë çmim, Haxhihamza u shpreh i lumtur që skuadra e tij arkëtoi një pikë si mysafir ndaj njërit prej kundërshtarëve më të fortë.
“Ky çmim i takon ekipit tim që në ndeshjen e javës së 4-t kemi bërë një lojë shumë të mirë. Gëzohem që në fund të ndeshjes kam dhënë kontributin tim për të fituar një pikë shumë të rëndësishme e që shpresoj të jetë një pikë kthese për skuadrën tonë”, ka thënë Kenan Haxhihamza për faqen zyrtare të FFK-së.