×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Haxhijaj: Më shkarkuan me arsyetimin se kinse nuk e di mirë gjuhën angleze

    Insajderi
    02 September 2021 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës sot ka shkarkuar Shasivar Haxhijaj nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të KOK-ut, pas propozimit të bërë nga ana e kryetarit Ismet Krasniqi, raporton Insporti.com.

    “Arsyetimi i kryetarit(Krasniqi) para bordit është se ky (unë) nuk e dinë shumë mirë gjuhën angleze.

    Çka unë kam dëshmi të mjaftueshme që nuk është ashtu. E para, unë kam kryer pesë nivele të gjuhës angleze te ky Komitet Olimpik, me mbështetjen e Solidaritetit Olimpik. E dyta, unë kam përfaqësuar Kosovën në shumë vende edhe normal ka biseduar në gjuhën angleze, sepse gjuhë shqipe nuk marrin vesh”.

    Pas 4 vite e gjysmë si Sekretar i Përgjithshëm, Haxhijaj është shkarkuar nga një pjesë e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.

    Sipas tij, ky vendim është i pa ligjshëm dhe nuk është bërë sipas procedurave që duhet të bëhen.

    Haxhijajt i ishte vazhduar mandati nga ish-presidenti i KOK-ut, Besim Hasani më datën 19.02.2021 për kohë të pa caktuar.

    Megjithatë, ky vendim tashmë është anuluar me ardhjen në krye të KOK-ut, Ismet Krasniqi.

    Insporti ka kontaktuar me Shasivar Haxhijaj, i cili ka deklaruar se shkarkuar jashtëligjshëm dhe se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për rastin e tij.

    “Në kushte normale pozita e sekretarit  është dashur të propozohej me kohë që të futet në rend të ditës edhe me ardhë në rend të ditës, me ditë gjithë anëtarët e bordit edhe që ka me hi në rend të ditës, e që po ashtu nuk e kanë ditë. Kanë deshtë me siguri mos me lejuar të bëhet e madhe, që të mos reagojnë edhe mediet. E ka propozuar te pika e katërt me u ndryshuar, me u vendos pika e shkarkimit të sekretarit të KOK-ut edhe zgjedhja e sekretarit të ri. Vendimin ende nuk ma kanë dhënë e as procesverbalin. Unë kam kërkuar që të më vjen vendimi edhe procesverbali i takimit se çka është biseduar, sepse është biseduar gjatë. Sa i përket punës time nuk ka pasur asnjë ankesë, si bordi dhe vetë kryetari nuk kanë pasur ankesa rreth puëns time, të gjitha punët i kam kryer në kohë të duhur.

    Haxhijaj për Insportin ka zbuluar edhe shkakun kryesor që është shkarkuar nga KOK-u. Sipas tij, kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi para bordit ka paraqitur si arsye mos shkathësinë në gjuhën angleze.

    “Arsyetimi i kryetarit(Krasniqi) para bordit është se ky (unë) nuk e dinë shumë mirë gjuhën angleze.

    Çka unë kam dëshmi të mjaftueshme që nuk është ashtu. E para, unë kam kryer pesë nivele të gjuhës angleze te ky Komitet Olimpik, me mbështetjen e Solidaritetit Olimpik. E dyta, unë kam përfaqësuar Kosovën në shumë vende edhe normal ka biseduar në gjuhën angleze, sepse gjuhë shqipe nuk marrin vesh. Përveç kësaj, unë jam pranuar edhe në Memos (Master për menaxhimin e organizatave sportive) për një vit edhe ai zhvillohet komplet në gjuhën angleze, nëse nuk e kisha ditë gjuhën angleze ata nuk do të më pranonin, plus unë e kam letrën e konfirmuar që është ardhur pikërisht prej kryetarit Ismet Krasniqi, i cili e konfirmon mbështetjen time për me marrë pjesë në MEMOS-in e Komitetit Olimpik ndërkombëtar”.

    Tutje, Haxhijaj ka deklaruar se kryetari Krasniqi në vend të tij ka vendosur një mik të tij, që vjen nga bota e karatesë.

    Ai po ashtu zbuloi se Aliti është pajisur me nënshtetësinë e Kosovës në dhjetë ditët e fundit.

    “Unë gjatë fjalimit tim në bord i kam thënë nëse nuk e kam ditë aq mirë gjuhën angleze, pse nuk më shkarkove mënjëherë si more pozitën, por ke pritur deri sa i doli nënshtetësia e Kosovës, këshilltarit tij, shokut tij më mirë më thënë, Besim Alitit. Edhe në momentin që i ka dalë nënshtetësia Alitit, ai pas pesë ditëve ose dhjetë ditëve, e vendos në mledhje të bordit shkarkimin tim. Ai normal është dashur një arysetim mbi bazë të cilit është munduar të më shkarkojë. Ai vendim është i kundërligjshëm, nuk është në përputhje me procedurat që është dashur të ndjeken, përveç statutit të KOK-ut, i cili tregon një pjesë të procedurës të zgjedhjes dhe shkarkimit të Sekretarit të Përgjithshëm. Ai nuk e definon krejt qartë procedurë se si duhet të zgjedhet. Realisht është ligji i punës i cili jep zgjidhje kësaj problematike dhe unë do ndjeki të gjithë hapat”.

    Insporti ka siguruar dokumentin e vazhdimit të mandatit të Haxhijaj nga Komiteti Olimpik.

    No description available.

    KOK-u pas shkarkimit të Haxhijaj, në vend të tij ka emëruar Besim Aliti.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark