Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se festa e fitores së PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit ka filluar që sot në Drenicë.
PDK’ja ka vizituar sot Drenicën në kuadër të fushatës politike që po zhvillohet për zgjedhjet e 14 shkurtit që do të mbahen në Kosovë.
“Në këtë festë të madhe po mungojnë çlirimtarët e vendit për të cilët ndiejmë dhimbje por edhe krenari. Mungesen dhe sakrificën e tyre do ta kthejmë në fitore popullore për PDK-në. Ky është sondazhi i popullit dhe qysh sonte Drenica e shpalli fitoren e Partisë Demokratike. Simpatizantë të PDK-së ju falenderojmë nga zemra për mbështetjen e pakursyer dhe fushatën me të mirë që po bëni për Planin e Rimëkëmbjes së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Duke ia bashkangjitur edhe disa fotografi nga ky tubim, Haxhiu ka kërkuar që të votohet PDK’ja.
“#LiriaKaEmër UÇK, Voto për Hashim Thaçin, për Kadri Veselin, për çlirimtarët! #PDK 134 #EnverHoxhaj 1 #BekimHaxhiu 109”, thuhet në postim e tij.