Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, është pritur nga shumë qytetarë në Gradicë dhe Gllanasellë.
“Gradica e Gllanasella janë ngrit në këmbë e janë mobilizuar sa herë që Kosova ka pas nevojë, këtë e kanë dëshmuar në të gjitha etapat e historisë dhe në luftën e UÇK-së, njofton Haxhiu ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
Pritje madhështore në Gradicë dhe Gllanasellë
Gradica e Gllanasella janë ngrit në këmbë e janë mobilizuar sa herë që Kosova ka pas nevojë, këtë e kanë dëshmuar në të gjitha etapat e historisë dhe në luftën e UÇK-së.
Edhe tani në këto dy fshatra të Drenicës u konfirmua fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kështu së bashku do të festojmë fitoren e madhe me 14 shkurt sepse programi i Rimëkëmbjes është programi më i mirë për Kosovën.