×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haxhiu i reagon sërish Isufajt: Po të mos hiqej fletarresti më 2021 ndoshta nuk do të kishte Banjskë 2023

    Insajderi
    30 December 2023 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar edhe njëherë në lidhje me deklarimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufajt, i cili tha dje se kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit të Milan Radoiçiqit në vitin 2021.

    Haxhiu, ka kërkuar nga Isufaj që në vend të reagimeve ndaj deklaratave të tyre, të përgjigjet pse u tërhoq urdhërarresti për Radoiçiqin.

    “Në vend të reagimeve kundrejt deklarimeve tona, Blerim Isufaj, le të përgjigjet vetëm në pyetjen se pse u tërhoq urdhëarresti për kryekriminelin Radojçiq në vitin 2021? Po të mos hiqej fletarresti me 2021 ndoshta nuk do të kishte Bajnskë 2023. Mos të tentojë të ikë nga thelbi i çështjes!”, shkroi Haxhiu.

    Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka thënë dje se është për t’u habitur fakti se edhe pse Radoiçiqi e ka pranuar pjesëmarrjen në sulmin e Banjskës, ende nuk ka aktakuzë.

    Përndryshe, Isufaj dje në konferencën e fundvitit pranoi që kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit të Radoiçiqit, duke mos dhënë komente për arsyeje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark