Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se sot gjatë ditës pas një vizite në Mitrovicë, kanë marrë mbështetje të madhe për programin e PDK-së.
Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur, se sot qyteti i sakrificës dhe i minatorëve të Trepçës, i ka dhënë përkrahje të madhe PDK-së.
Ai u shpreh falënderues për këtë mbështetje nga dashamirët e PDK-së, për organizimin e fushatës mobilizuese.
Postimi i tij i plotë:
Mitrovica, qyteti i sakrificës, atdhetarizmit, i vizionit, i grevës së minatorëve të Trepçës nga ku filloi shkatërrimi i Jugosllavisë, sot i dha mbështetjen më të fuqishme Programit të PDK-së për Rimëkëmbjen e Kosovës.
Faleminderit anëtarësisë, simpatizantëve e dashamirëve të PDK-së për organizimin e fushatës mobilizuese por edhe punës në teren për ta përçuar mesazhin e Rimëkëmbjes.
#PDK 134
#BekimHaxhiu 109