Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu sot ka qëndruar në Skënderaj ku ka zhvilluar takime miqësore me qytetarë, bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve.
Ja postimi i plotë i tij:
Bashkëbisedim i ngrohtë dorë me dorë me qytetarët e Skenderajt.
Takim miqësor me bashkëluftetarë dhe familjarë të dëshmorëve.
Entuziazmi për fitorën e PDK-së në Abri, Ticë, Plluzhinë dhe Likovc po ndihet e shihet në ftyrat e drenicasëve.
Dikur nga Likovci, nga Zona e Lirë e UÇK-së lindën rrezet e para të lirisë, e sot me po atë motiv dhe energji për shtetformim, po ndjehet fitorja e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Na priftë e mbara së bashku!