×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Për këtë arsye s’u shkarkua Valbon Krasniqi, bëjeni nëse guxoni

    Insajderi
    28 July 2022 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas raportimeve të Gazetës Insajderi se Valbon Krasniqi pritej të shkarkohej nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së.

    Sipas tij kjo gjë nuk ndodhi pasi thotë se Krasniqi ka njohuri dhe të dhëna konkrete të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit nga ana e Bordit të SHSKUK-së dhe përgjegjës për shkeljet po e bën Bordin.

    Haxhiu thotë se Raporti i Auditimit ka prezantuar keqpërdorime për vitin 2021 për periudhën kohore, kur Bordi i SHSKUK-së udhëhqej nga Dr.Agreta Gashi.

    “E cila përkundër keqpërdorimeve të prezantuar nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm është shpërblyer nga Qeveria Kurti me pozitë në Bordin e  Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. E tash shkarkojeni Dr. Valbonin dhe Bordin, nëse guxoni?”, shkruan ai tutje.

    Postimi i tij i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark