×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haxhiu për vrasjen e Liridona Ademajt: Vrasësit të marrin dënimin e merituar

    Insajderi
    04 December 2023 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vrasësit e Liridona Ademajt duhet të marrin dënimin e merituar nga institucionet e drejtësisë, tha ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Kështu u shpreh ajo në konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”.

    Ne kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës mbi baza gjinore”, Haxhiu shtoi se gjatë këtyre ditëve kanë organizuar aktivitete të shumta, sepse siç tha ajo, janë të shqetësuar me dhunën.

    Ajo përmendi vrasjen e Liridona Ademajt, ku në mesin e tre të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

    “Një rast i cili duhet të marrë dënimin e merituar nga institucionet tona të drejtësisë. Rasti që ndodhi para pak ditësh është dëshmi se kemi ende shumë punë për të bërë. Të gjitha institucionet duhet të jenë në krye të detyrës. Askush në Republikën e Kosovës nuk ka të drejtë të cenojë dinjitetin e askujt”, deklaroi ministrja para gazetarëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark