×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haxhiu pranon se i ka dërguar picë Mujës, Konjufca: Nuk mburret shqiptari me një picë

    Insajderi
    26 April 2023 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë seancës së sotshme të Kuvendit janë përplasur verbalisht deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja dhe ai i PDK-së, Ferat Shala.

    Pasi deputeti Muja ia përmendi Shalës punësimin e fëjimëve të tij, ky i fundit ia ktheu në një tjetër monedhë.

    Në kohën kur Muja ishte i arrestuar nën dyshimet për korrupsion, Shala tha se nga burgu e ka nxjerr kolegu i tij nga PDK, Bekim Haxhiu. Madje, sipas Shalës ai i kishte dërguar edhe picë në stacionin e policisë.

    Pas kësaj Haxhiu nga foltorja ka pranuar se Mujës i ka dërguar picë.

    “Në një rast mu apostrofua emri nga deputeti Ferat Shala për shkak të zotiti Muja. Është e vërtetë që kur zoti Muja ka qenë i arrestuar për korrupsion në rastin e akreditimit me kërkesën e familjarëve të tij ia kam dërguar një picë në stacion të policisë, si humanist që jam. Por, asnjë efekt, asnjë ndikim nuk e kam pas në procesin e lirimit të tij. As nuk e di kur u dal prej burgut, e as si ka përfundu rasti i tij. Me kërkesën e familjes ja kam dërgu. S’i kishin jep bukë prej mëngjesit. Mendoj që kam ba mirë që ja kom çu picën”, ka thënë Haxhiu.

    Pas kësaj deklarate të Haxhiut ka reaguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

    “Për besë nuk është në traditën e shqiptarit, Bekim me u mburrë me ni picë. S’përmenet ajo punë”, ka thënë Konjufca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark