Kandidati për deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu, ishte sot në Ternavc.
Ai nga atje tha se bashkëfshatarët e tij u zotuan se vota e tyre do të jetë për PDK si trashëgimtarja kryesore e UÇK-së dhe nuk do të lejojnë rishkrimin e historisë e as themelimin e një Republike të Tretë.
Shkrimi i plotë:
Frymëzimi, motivi për punë dhe fitore buron pikërisht nga vendlindja ime,Ternavci.I gjithë fshati mburret për historikun e tij të lavdishëm që na e lanë brez pas brezi atdhetarë, trima e intelektual të shquar.Edhe në luftën e UÇK-së fshati ynë ishte vend i luftës dhe qëndresës kundër Serbisë.Bashkëfshatarët e mi u zotuan se vota e tyre do të jetë për PDK si trashëgimtarja kryesore e UÇK-së dhe nuk do të lejojnë rishkrimin e historisë e as themelimin e një Republike të Tretë. Prandaj, të bashkuar rreth programit të PDK-së do të mbrojnë vlerat më sublime të saj dhe do ta mbështesin fuqishëm Rimëkëmbjen e Kosovës.
#PDK 134#EnverHoxhaj 1 #BekimHaxhiu 109#Rimëkëmbje