×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haxhiu s’ia lë kurrsesi fajin Kurtit për huqjen në rastin e Petrit Dulës: Ishte gabim teknik, e kishte të shkruar

    Insajderi
    10 January 2024 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri, Albin Kurti ia ka huqur sot me një informacion gjatë mbledhjes së qeverisë. Teksa po fliste për arrestimet nga Serbia të qytetarëve kosovar, tha se edhe Petrit Dula është duke u mbajtur në paraburgim atje, për këtë huqje të Kurtit një arsyetim e dha ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shkruan Insajderi.

    Haxhiu në konferencën për media pas mbledhjes kurrsesi nuk e fajësojë Kurtin, tha se ishte gabim i shkruesve të fjalimit të kryeministrit.

    Deklaroi se kryeministri ia ka theksuar se Dula është liruar.

    Më lejoni që para se të fillojmë, të bëjmë një sqarim në raport me fjalën e kryeministrit Kurti. Menjëherë pasi që kryeministri Kurti e përfundoi fjalën e tij, u konsultuam bashkë në raport me Petrit Dulën dhe Nezir Mehmetajn, i cili, ky i fundit po mbahet në burgje në Serbi. Ndërkaq, sa i përket Petrit Dulës, kryeministri më theksoj se i njëjti është liruar, mirëpo edhe Petrit Dula edhe Nezir Mehmetaj janë futur në një paragraf. Andaj, më lejoni që t’ua sqaroj; ideja ka qenë që të flasim për trajtimin mizor dhe po ashtu padrejtësitë që Serbia vazhdon t’ua bëjë qytetarëve tanë duke i mbajtur ata në paraburgim pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë”, u shpreh ajo para gazetarëve përcjell Insajderi.

    Çka tha Kurti?

    Petrit Dula ishte liruar me 7 prill të 2023-ës nga burgu në Serbi. Ndërkohë sot kryeministri u shpreh se Serbia përveç arrestimit të fundit të Hasan Dakajt, po vazhdon t’i mbajë në burg edhe Nezir Mehmetajn e Petrit Dulën.

    “…Serbia vazhdon të mbajë në paraburgime dhe 2 qytetarë të tjerë të Republikës së Kosovës, Nëzir Mehmetaj dhe Petrit Dula”, deklaroi kryeministrit pasi foli për arrestimet e fundit.

    “Të dy të mbajtur nga autoritetet serbe për gjoja kryerjen e krimeve kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Mehmetaj ka qëndruar me muaj të tërë në paraburgim pa aktakuzë në kundërshtim edhe me vetë ligjet e Serbisë, të gjetura këto që i ka theksuar edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi“.

    “Petrit Dula vuan burgimin bazuar në vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Beograd, përkundër që dëshmitari në rastin e tij ka mohuar që Dula është autorë i veprës edhe kur është marrë në pyetje nga autoritet në Podgoricë në vitin 2011”, ka thënë Kurti.

    Kurti ka thënë tutje se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar ekstradimin e Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dulës nga Serbia, por se s’kanë pranuar përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark