×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haxhiu: Skandale e hajni, Kurti duhet të jap llogari për degradimin e shëndetësisë

    Insajderi
    29 February 2024 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mospjesëmarrje në seancën ku po diskutohet për sigurimet shëndetësore.

    Ai ka ka kërkuar përgjegjësi për siç ka thënë, dështimin në shëndetësi e degradimin në sistemin shëndetësor.

    “Sot Kurti duhej të ishte në këtë debat për të dhënë përgjegjësi për dështimin në shëndetësi edhe si kryeministër edhe si kryetar i komitetit ekzekutiv për shëndetësi. Kurti sot do duhej të jepte llogari për degradimin e sistemit shëndetësor, pabarazinë, pakënaqësinë e pacienteve dhe profesionistëve shëndetësorë. Njëri nga ata sot është në grevë urie tani e tri ditë. Skandale e hajni pa dhënë askush llogari, as kur shtatzëna vritet para Gjinekologjisë. As kur gjymtohet trupi i foshnjës së vdekur në lavatriçen e spitalit të Pejës, as kur digjet pacienti në Klinikën e Psikiatrisë”, tha Haxhiu gjatë seancë së Kuvendit të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark