Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu ka takuar sot bashkëluftëtarin Muhamer Ibrahimi i njohur me nofkën Trimi.
Siç shpjegon edhe Haxhiu, Trimi është ideatori dhe kreatori i Flamurit të Kosovës.
Haxhiu ka thënë se Muhameri me punën e tij, idetë kreative dhe vizionare se bashku me vëllaun e tij ka arritur të krijoi biznese të suksesshme familjare me mbi 50 punëtorë, të cilët punojnë nga Kosova për kompanitë e tjera në, USA, Evropë dhe Afrikë.
“Muhameri me nofkën e luftës Trimi u dëshmua trim në luftë punëtor dhe kreator pas luftës”, ka shkruar ai.
Trimi është personalitet i veçantë i cili me punën e tij dallohet si një nga të rinjët me punëtor dhe kontributdhënës për vendin.