Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu ka takuar sportistët e Mitrovicës, para të cilëve ka prezantuar iniciativën për miratimin e Ligjit për sportistët dhe artistët.
Haxhiu ka thënë se me këtë ligj do të nijihet përvoja dhe kontributi i sportistëve dhe artistëve të viteve të 90-ta.
“Sot në një takim elektoral me sportistët në Mitrovicë prezantova iniciativën për miratimin e Ligjit për sportistët dhe artistët. Me këtë ligj do të njihet stazhi dhe kontributi i sportistëve dhe artistëve të viteve të 90-ta deri në antarsim në asosacionet ndërkombëtare.”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Periskopi.
Shkrimi i tij i plotë:
Sot në një takim elektoral me sportistët në Mitrovicë prezantova iniciativën për miratimin e Ligjit për sportistët dhe artistët.
Me këtë ligj do të njihet stazhi dhe kontributi i sportistëve dhe artistëve të viteve të 90-ta deri në antarsim në asosacionet ndërkombëtare.
Gjithashtu do të rregullohen edhe shumë çështje tjera për këto kategori.
Gjatë punës time si deputet në Kuvendin e Kosovës kam punuar shumë që sportistët tanë ta kenë vendin e merituar dhe kam siguruar shumë projekte infrastrukturore sportive.
Kam punuar shumë që Kosova ta ketë Ligjin për sponzorizime dhe Ligjin për parandalimin dhe luftimin e dhunës dhe dukurive negative në sport.
Kjo nuk është e mjaftueshme, prandaj sot në një takim me sportistët mitrovicas u zotova se do të punojë edhe më shumë në mbështetje të kësaj kategorie me Ligj të veçantë për ta.
Mitrovica është e njohur për sportista të dalluar. Investimet që PDK i ka bërë për sportistët e këtij qyteti janë të prekshme, por që me qeverinë aktuale ata u anashkaluan.
Vetëm me mbështetjen e PDK-së atyre do të ju kthehet shkëlqimi.
Na priftë e mbara!
#PDK 134
#BekimHaxhiu 109