×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haziri flet për Insajderin pasi Mustafa tha se nuk i beson për draftin e Asociacionit

    Insajderi
    10 November 2023 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj deklaratës së ish kryeministrit Isa Mustafa, i cili tha se “Nuk beson që draftin nuk e kanë parë opozita sepse Lajçaku nuk e ka zgjedhur dikujt të ia jap e dikujt tjetër jo”.

    Madje Mustafa tha se “nuk i besoj as Hazirit as përfaqësuesve të LDK që nuk e kanë parë”.

    Lidhur me këtë Haziri në një prononcim për Insajderin tha se çdo lloj dokumenti dhe çdo lloj procesi që ka ndodhur në Kosovë e din dhe e përcjell.

    Tutje, Haziri i paqartë tha se Mustafa e ka konfirmuar atë që e beson.

    “Une çdo lloj dokumenti edhe çdo lloj procesi qe ka ndodhur në Kosovë, edhe ndodhë në Kosovë une e di edhe e përcjelli, edhe kom burime, kështu që ai (Isa Mustafa) e ka konfirmuar diçka çka beson”, tha Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri për Gazetën Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark