×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haziri: Gjilani qe dy vjet pa kryetar, po rrezikohet progresi që e kemi bërë ne

    Insajderi
    16 September 2023 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ia ka përmendur kryetarit të komunës nga VV-ja, Alban Hysenit, disa prej projekteve të papërfunduara, e që, sipas tij, e kanë lënë prapa Gjilanin si me qenë pa kryetar.

    Haziri thotë se Hyseni nuk ka aftësi të menagjojë me financat e as vizion për të ardhmen. Sipas tij, kjo po e mbytë shpresën për gjeneratat e reja.

    Është fatkeqësi e madhe që Gjilani sot e dy vjet ka mbetur pa kryetar. Kjo udhëheqje e Komunës ka paaftësi financiare, mosdije në zbatim e mungesë vizioni, duke e rezikuar progresin që ne e kemi shkaktuar në të kaluaren e afërt, po e rezikon të ardhmen e po e mbytë shpresën për gjeneratat e reja, dhe ia ka garantuar një regres Gjilanit”, ka reaguar Haziri, në Facebook.

    Haziri tutje ka theksuar se në këto dy vite të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, vendi ka pësuar një regres me disa projekte.

    Ai shpreson që këto të rregullohen përmes komunikimeve opozitë-qeverisje komunale në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark