×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haziri: Kemi të dhëna të sakta se kryeministri i interviston aplikantët në ndërmarrjet regjionale

    Insajderi
    21 September 2023 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se kanë të dhëna të sakta se kryeministri Kurti i merr në pyetje kandidatët që aplikojnë nëpër ndërmarrje regjionale.

    Duke folur për atë se ende nuk është caktuar kryeprokurori i shtetit, Haziri tha se ka ndodhur për shkaqe banale.

    “Kjo ka ndodhë për shkaqe banale, se kryeministri ka thënë nëse nuk më pëlqen mua, atij dhe këtij, nuk mundet me u bë, d.m.th. duhet me të bo intervistë kryeministri”, tha ai.

    “Ne kemi të dhëna të sakta që të shtunave e të dielave anëtarët e bordeve, komisioneve e pavarura dhe emërimet e tjera, kryeministri i merr në intervistë jashtë të drejtës së vet ligjore. Ia çojnë listat, i thirr njerëzit, i merr intervistë gojore, për bordin e ndërmarrjeve regjionale”, tha ai në emisionin “Frontal” të T7.

    “Ne e kemi parë deri ku shkon marrëzia e shtetit, edhe me i thirr njerëzit në vikend, e pasditeve vonë se ministrja nuk din me bë vlerësimin, duhet me kapërcy në filtra tjerë”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark