×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Haziri: LDK-ja është e gatshme nëse nesër shpallen zgjedhjet

    Insajderi
    25 July 2023 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka thënë se ky subjekt politik është i gatshëm që të shkojë në zgjedhje nëse ato do të shpalleshin nesër.

    Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai i ka komentuar rezultatet e anketës së UNDP-së “Pulsi Publik” duke shtuar se kjo anketë është kryer në muajin prill, në një kohë kur sipas tij, kriza në vend ka qenë në kulmin e saj.

    “Tani ka pozicione të besueshmërisë se perceptimi publik për institucione të caktuara dhe ka rritje në krahasim me vitin e kaluar. Përderisa vitin e kaluar ka qenë pika më e lartë, janë krenuar me atë rezultat, por në politika të brendshme ka rënie ose përgjysmim të besimit”, është shprehur Haziri.

    Tutje ai ka thënë se kjo luhatje e qytetarëve duhet të shihet në muajt e ardhshëm se si po zhvillohet.

    “Nëse nesër vendoset ose shkaktohen zgjedhjet, ne jemi të gatshëm për zgjedhje. Opozita kurrfarë punë tjetër parësore nuk ka përpos të mbajë zgjedhje”, ka shtuar ai tutje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark