Kandidati për kryetar dhe kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar mbrëmë Qendën Labyrinth.
Kjo qendër punon në rehabilitimin e personave, të cilët janë përdorues të narkotikëve.
Haziri ka shkruar se gjithmonë e kanë përkrahur këtë qendër, ndërsa për mandatin e ri premtoi se do të krijohen strategji për identifikim të hershëm të nxënësve në shkolla, në mënyrë që ta parandalojmë këtë dukuri.