Kandidati për kryetar të Gjilanit dhe kryetari aktual, Lutfi Haziri, ka nënshkruar deklaratën e zotimit me Handikos dhe Shoqatën e të Verbërve në këtë komunë.
Me këtë deklaratë kuptohet avancimi dhe të drejtat e garantuara për personat më aftësi të veçanta.
Ai ka thënë se ndihet krenar për përkrahjen që ua kanë dhënë deri tani komuna e Gjilanit.
Haziri ka shkruar se vitit 2021 është shpallur vit i mundësive të barabarta në këtë komunë, dhe Parku Baja do të ndërtohet për këtë komunitet.
“Programi për qasje dhe mundësi të barabarta është në finalizim e sipër me ndërtimin e Fshatit të Lumtur, i cili do të jetë mundësi e madhe për këtë kategori. Barazi për të gjithë sepse para Zotit e ligjit jemi të barabartë”, ka shkruar Haziri në Facebook.