×
  • Showbiz
  • Show

    “Heidi s’ka ndjenja për Romeon” – Vesa Smolica flet për raportin e dyshes

    Insajderi
    24 March 2024 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vesa Smolica ka qenë e ftuar këtë të diel në emisionin “Fan Club” ku ka rrëfyer për përvojën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Gjatë intervistës, Vesa hodhi dyshime mbi sinqeritetin e Heidi Bacit në lidhje me ndjenjat e saj për Romeo Veshaj.

    Këngëtarja theksoi se midis tyre nuk ekziston asgjë më shumë sesa një flirt dhe tregoi se Heidi po vepron më shumë me llogaritje sesa me zemër.

    “Sipas përvojës sime aty brenda, tani kam filluar të besoj që Heidi po bën një lojë me ndjenjat e të tjerëve dhe i prek të tjerët në pikat e dobëta” deklaroi Vesa.

    “Heidi nuk ka ndjenja për Romeon, por thjesht një flirt. Ajo është karrieriste, ka zgjedhur karrierën para ndjenjave. Në fillim nuk kam pasur këtë mendim për të dhe e kam mbrojtur me shpirt, sepse kam menduar se ata duhen me mish dhe shpirt” shtoi ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark