×
Insajderi / Insajderi

Hekuran Murati paguan konsulent për t’i detyruar qytetarët ta paguajnë tatimin në pronë

Insajderi
30 January 2023 - 13:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Qytetarët e Komunës së Prishtinës janë ankuar për rritje të çmimit të tatimit në pronë. Komuna ka thënë se rritja e tatimit është bërë për shkak të rivlerësimit të pronave nga Ministria e Financave, teksa kjo e fundit ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat. Ndërsa, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), përmes një reagimi ka sqaruar se komunat nuk e kanë rritur çmimin e tatimit në pronë.

AKK-ja ka thënë se komunat nuk e kanë rritur normën tatimore, por sipas tyre, është bërë rivlerësimi i pronave nga Ministria e Financave dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave bazuar në çmimet e tregut.

Megjithatë, pas rritjes së çmimit, Ministria e Financave e udhëhequr nga Hekuran Murati ka nënshkruar kontratë për konsulent për tatimin në pronë si mbledhje e detyrueshme e detyrimeve të tatimit në pronë.

Për këtë, Ministria e Financave do të paguajë 2 mijë e 400 euro.

Sipas kontratës së publikuar në Prokurim, Administrata Qendër, kontratën për konsulent e ka fituar Agron Çerkini. Ai do të paguhet nga 800 euro në muaj, për kontratën që do të zgjas 3 muaj./demokracia.com/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark