×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hekurudha që pritet ta lidhë Shqipërinë me Kosovën do i kushtojë 700 milionë qeverisë së Edi Ramës

    Insajderi
    20 January 2024 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndërtimi i linjës së re hekurudhore Shqipëri – Kosovë, ku një pjesë e rëndësishme e saj do të kalojë nga Shkodra, pritet ta rikthejë këtë qytet në një qendër të rëndësishme rajonale, në aspektin ekonomik dhe turistik.

    Për të diskutuar nga afër detajet e këtij investimi madhor, në bashkinë e Shkodrës, u zhvillua një takim mes përfaqesuesve të dy shteteve, Benet Beci, kryetar i bashkisë Shkodër dhe Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës në Kosovë.

    Liburn Aliu, thotë se kjo linjë hekurudhore do të prekë drejtpërdrejtë ekonominë e dy vendeve prandaj investimi është prioritet nga dy qeveritë.

    Hekurudha Shqipëri – Kosovë përllogaritet të ketë një kosto prej 700 milion euro, ndërkohë që kalimi i kësaj linje nga Shkodra, ka qenë një nga temat e dakordësuara nga dy qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës.

    Ky aks pritet të kalojë nga lugina e Drinit duke i shtuar vlerat dhe kapacitet turizmit në veri të vendit./topchannel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark