×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Helikopteri i OKB-së bën ulje të detyruar në Somali – Grupi islamik rrëmbeu pasagjerët dhe ekuipazhin

    Insajderi
    11 January 2024 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Grupi islamik somalez al-Shabaab ka rrëmbyer pasagjerët dhe ekuipazhin e një helikopteri të Kombeve të Bashkuara (OKB).

    Helikopteri u ul në një zonë të kontrolluar nga grupi në Somalinë qendrore.

    Ekuipazhi i helikopterit u detyrua të bënte një ulje emergjente, ndërsa të tjerë pretendojnë se ulja ishte një gabim, ka konfirmuar një zyrtar i lartë për BBC, raporton AMI.

    Një zyrtar perëndimor, duke folur në kushte anonimiteti, tha për The Washington Post se anëtarët e grupit i vunë flakën helikopterit pasi ai u detyrua të bënte një ulje emergjente gjatë rrugës për në qytetin Visil në rajonin qendror Galgudwood. OKB-ja po ofron mbështetje logjistike dhe mjekësore për paqeruajtësit e Bashkimit Afrikan në Somali.

    Një zyrtar paqeruajtës, duke folur në kushte anonimiteti, tha se nuk kishte anëtarë të forcave të tyre në bordin e helikopterit.

    Al-Shabaab kontrollon pjesën më të madhe të territorit në Somalinë jugore dhe qendrore. Grupi është i lidhur me Al-Kaedën dhe ka zhvilluar një kryengritje brutale që nga viti 2006.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark