×
Insajderi

Helmimet masive të qenve në Mitrovicën e Veriut, reagon aktivisti serb: Turp për ju

Insajderi
06 March 2023 - 20:18

Aktivisti serb, Stefan Veljkoviq, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se helmimi i qenve endacak nuk është zgjidhje. Reagimi i tij vie ndaj raportimeve për helmimet masive të qenve në Mitrovicën e Veriut.

Qenë të ngordhur janë gjetur në disa lokacione të ndryshme të trafikut në qytet, madje edhe pranë njërës prej shkollave fillore, ka njoftuar Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Šapa”

Veljkoviq tha se helmimi i qenve endacak nuk është zgjidhje dhe se për këtë duhet kontaktuar autoritetet. Ai e quajti atë një ‘turp’ për këdo që mendon se qentë duhet të vriten me arsyetimin se ata ekzistojnë në të njëjtat hapësira si njerëzit.

“Qentë nuk duhen helmuar (por çdo njeri duhet të mbrohet nëse e sulmon qeni) ― në shoqëritë normale një qen i tillë vihet në gjumë.

Së fundi, turp për ju që mendoni se qentë duhen vrarë vetëm se ekzistojnë në rrugët e qytetit tonë. Adresa e vërtetë është – dhe do të jetë gjithmonë – autoritetet politike në këtë qytet. Po, e kam fjalën për ata Rakiqin, Spiriqin dhe Radojeviçët e tjerë të korruptuar e mendjemëdhenj.” – shkroi ai mes tjerash.

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark