×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Helmimi në Malishevë, reagon Ministri Vitia

    Insajderi
    14 October 2023 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numri i personave të helmuar që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ka shkuar në 100.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se menjëherë pasi janë njoftuar për rastin, bashkë me Drejtorin e SHSKUK’së i kanë vizituar të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK.

    Ai ka bërë me dije se në QKUK janë të hospitalizuar 11 qytetarë dhe 9 të tjerë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Gjendja e tyre thotë se është e qetë dhe stabile.

    “Mbrëmë, menjëherë pasi u njoftuam për rastin e helmimit të 68 qytetarëve në Komunën e Malishevës bashkë me drejtorin e SHSKUK-së i vizituam të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK. Në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë  dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit. Gjendja e të gjithë të hospitalizuarave pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile. Inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit”, ka shkruar Vitia.

    Ndryshe, numri i personave të helmuar që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ka shkuar në 100.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark