×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ky është lokali ku u helmuan qytetarët në Malishevë

    Insajderi
    14 October 2023 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka mbyllur e përkohësisht lokalin në Malishevë ku u helmuan mbi 60 persona.

    Lokali që është mbyllur atje është “Fast Food Apetit”.

    Siç bën të ditur AUV, në lokal është kryer inspektimi ku është vërejtur gjendje jo e mirë e hapësirave dhe mjeteve të kuzhinës.

    “Inspektorët bashkë me policë kanë nisur inspektimin në lokalin gastronomik të ushqimeve të shpejta ‘’Apetit Doner’’. Fillimisht është ndaluar puna dhe sherbimi i lokalit. Pastaj ka nisur kontrolli i detajuar i të gjitha hapësirave dhe mjeteve të kuzhinës. Gjendja e pergjitheshme jo e mirë. Janë evidentuar të gjitha produktet prezente ne lokal. Aty kryesisht jane gatuar ushqime te shpejta: Hamburger, doner, tost piza etj. Është marrë origjina e produketeve prezente, është gjurmuar procesi i gatimit deri të produktet finale per konsum”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark