×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Hera e parë që mblidhemi për ekonomi, e jo për çështje politike ku dallimet janë të mëdha”

    Insajderi
    22 January 2024 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Liderë e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë të BE-së dhe SHBA-së sot janë mbledhur në Shkup për të diskutuar planin e BE-së për rritje ekonomike të rajonit.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se është me rëndësi që të sigurohen të ashtuquajturat kanale të gjelbra, që mundësojnë kalimin me lehtësi nëpër kufi të BE-së të kamionëve me mallra.

    “Më duket se për herë të parë mblidhemi për të folur posaçërisht për ekonominë, e jo për çështje të mëdha politike ku ka dallime të mëdha mes nesh dhe mendoj se është parakusht i mirë për përparimin e rajonit, respektivisht që njerëzit të ndjejnë të mirat e kësaj që po punojmë”, tha ai mes tjerash.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark