×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Heroinë, kokainë – në vlerë afro 40 mijë euro” – Policia jep detaje për bastisjen në Gjilan

    Insajderi
    20 May 2023 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Katër persona janë arrestuar dje në lagjen “Dardania” në Gjilan, pasi dyshohet se janë përfshirë në shitblerje të substancave narkotike. Për të njëjtit, detaje ka dhënë Policia e Kosovës, shkruan Insajderi.

    Njësia e hetuesisë gjatë një pune hetimore dhe në konsultim me prokurorin kanë bërë bastisje në shtëpitë e katër të dyshuarve meshkuj kosovarë.

    Gjatë kontrollit, policia ka konfirmuar se kanë gjetur dhe konfiskuar: substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 1.549.2 gramë në vlerë rreth 34.400 euro, substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 54.7 gr në vlerë rreth 5400 euro , para të gatshme në vlerë rreth 2.010 euro, një armë me një karikatorë me 15 fishekë, një peshore elektronike, një telefon mobil si dhe një veturë me targa vendore.

    Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark