×
  • Lajme
  • Lajme

    Hetohen katër policë me dyshimin se zbuluan detajet për skandalin e djalit të Shpend Maxhunit

    Insajderi
    25 October 2018 - 08:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Katër zyrtarë policorë po hetohen nga Inspektorati Policor i Kosovës për shkak të dyshimeve se u kanë dhënë gazetarëve informata në lidhje me përfshirjen e djalit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, në një rast penal.

    “Gjurmët” se cilët policë e kanë shikuar në sistemin e të dhënave rastin “Maxhuni” janë provat që Inspektorati Policor i Kosovës synon t’i mbledhë për t’i dorëzuar në Prokurori kundër zyrtarëve të cilët mund të jenë “burimet e informacioneve” të publikuara fillimisht në “Kohën Ditore” e pastaj edhe në media të tjera.

    Pa kaluar as 48 orë prej kur gazeta e ka botuar çështjen e përfshirjes së Shpëtim Maxhunit në një rast penal, shkrim që është publikuar edhe nga mediat e tjera, Inspektorati Policor i Kosovës është aktivizuar për të zbuluar se si ka rrjedhur informata.

    Siç ka marrë vesh gazeta nga burime të saj brenda institucioneve të hetuesisë, hetimi ka nisur ditën e hënë. Policëve të dyshuar u janë konfiskuar telefonat, ndërsa Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e Departamentit të IT-ve për të konfirmuar se kush nga policët është futur në sistem për të kontrolluar “historinë” e Shpëtim Maxhunit. Një tjetër pistë që është duke e hetuar Policia e Kosovës, sipas informatave të gazetës, janë kamerat brenda objektit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark