×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Hezbollah reagon për vrasjen e zyrtarëve të lartë të Hamasit

    Insajderi
    02 January 2024 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vrasja e zyrtarëve të lartë të Hamasit në Bejrut konsiderohet një “sulm serioz ndaj Libanit “ dhe një “zhvillim i rrezikshëm gjatë luftës midis armikut dhe boshtit të rezistencës“, tha organizata libaneze Hezbollah në një postim në Telegram mbrëmjen e kësaj të marte.

    Vrasja e Saleh al-Arurit si anëtarët e tjerë të Brigadave Al-Qassam “nuk do të mbetet pa përgjigje“, u zotua Hezbollah, në hakmarrje për veprimin izraelit, duke shtuar se rezistenca “e ka gishtin në këmbëz”.

    Hezbollahu theksoi se “vrasja” e Izraelit ndaj komandës së dytë të Hamasit palestinez, në bastionin e tij në periferitë jugore të Bejrutit, “nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”.

    “Krimi i vrasjes së Saleh al-Arurit në zemër të periferive jugore të Bejrutit është një sulm serioz kundër Libanit dhe nuk do të mbetet pa përgjigje apo pa ndëshkim,” thotë organizata, e cila ka nisur sulmet e përditshme kundër Izraelit nga Libani jugor për muaj të tërë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark