×
  • Sport
  • Sport

    Hidhet shorti i Kupës së Mbretit/ Derbi i Madridit një ndër ndeshjet e zjarrta

    Insajderi
    20 January 2023 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përplasjet Real Madrid-Atlético Madrid dhe Barcelona-Real Sociedad kanë qenë dy  “bombat” e shortit për çerekfinalet e Kupës së Mbretit, që u zhvillua këtë të premte në selinë e Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll në Las Rozas.

    Dy çiftet e tjera që plotësojnë panoramën janë gjithashtu të ethshme: OsasunaSevilla dhe  Aalencia – Athletic Club. Fakti është se shtatë nga tetë pjesëmarrësit në këtë raund e dinë se çfarë do të thotë ta fitosh Kupën e Mbretit.

    Raundet kualifikuese do të luhen nga e mërkura më 25 janar deri të enjten më 26. Prandaj, të martën nuk do të ketë ndeshje. Konkretisht, ndeshjet Osasuna-Sevilla dhe Barcelona-Real Sociedad do të luhen të mërkurën, ndërsa Real Madrid-Atletico Madrid dhe Valencia-Athletic Club do të luhen të enjten.

    Ndeshjet kualifikuese luhen me një ndeshje të vetme në fushën e skuadrës që doli në vend të parë në short dhe siç ndodhi tashmë në 1/8 finale, me praninë e VAR-it.

    Prandaj, derbi i Madridit do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Nga gjysmëfinalet, kualifikueset do të luhen me sfida të dyfishta (vajtje-kthim).

    Real Madridi dhe Atlético Madridi janë takuar 42 herë në “Copa del Rey”, me një rekord prej 17 fitoresh për “Los Blancos”, 14 barazime dhe 11 fitore për “rojiblancos”.

    Bilanci i golave është 57-45 për ata nga “Santiago Bernabéu”.  Precedenti i fundit nga sezoni 2014-2015 kishte edhe Ancelottin, edhe Simeone në stola, teksa fitues ishte Atlético Madrid.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark