×
  • Sport
  • Sport

    Hidhet shorti për kualifikimet e Ligës së Kampionëve – kampioni i Kosovës luan ndaj kampionit të Shqipërisë

    Insajderi
    30 June 2023 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është hedhur ditën e sotme në selinë qëndrore të UEFA-s, në Nyon të Zvicrës, shorti i raundit të parë të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll për femra. 

    Ekipi kampion i Kosovës, Hajvalia do të luaj në fazën e parë ndaj Vllaznisë së Shkodrës. Ndeshjet e kësaj faze do të luhen në formën e një mini-turneu.

    Në raundin e parë të këtij kompeticioni marrin pjesë 41 skuadra, të ndara në 11 grupe, ku 8 prej tyre janë me nga katër skuadra, ndërsa 3 me nga tri skuadra.

    Gjysmëfinalet e grupeve janë programuar të luhen më 6 shtator, ndërsa finalet, nga ku do të dalin edhe fitueset që kualifikohen për në raundin e dytë, më 9 shtator.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark