×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Hija” e Zelensky-t, kush është sigurimi që qëndron 24 orë pranë tij, e ruajti edhe në Tiranë

    Insajderi
    29 February 2024 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është një prej liderëve botërorë më të rëndësishëm për shkak të luftës me Rusinë. Për këtë arsye edhe siguria për të është në nivelet maksimale.

    Me vizitën e Zelensky-t në Tiranë u zbulua edhe një detaj interesant sa i përket sigurisë së tij.

    Prej 24 Shkurtit të vitit 2022, kur nisi edhe lufta ai ka mbrojtje speciale. Shefi i sigurimit të tij është Maksym Donets, 44 vjeç.

    Ky person mund të konsiderohet edhe “hija” e Zelensky-t pasi qëndron 24 orë pranë tij. Ai është shok fëmijërie me Zelensky-n pasi janë rritur të dy në Kryvyi Rih. I diplomuar për ekonomi, por më vonë për siguri fizike, Donets tashmë merret me ruajtjen e Presidentit të vendit të tij. Ai ishte i pranishëm edhe në Tiranë teksa shoqëronte Zelensky-n.

    Për ruajtjen e Zelensky-t kujdeset një skuadër e tërë elitë e Ukrainës. Në arsenalin e sigurisë së tij është përfshirë edhe një dhuratë nga SHBA-ja, një sistem i sofisitikuar i pajisjeve të komunikimeve. Ai mund të komunikojë në çdo vend, çdo cep ku ndodhet, në çdo moment përmes një sistemi tejet të sigurt./tvklan.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark