×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hill sërish në mbështetje të “Ballkanit të Hapur”

    Insajderi
    19 January 2023 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, sërish u shpreh aprovues ndaj nismës rajonale të “Ballkanit të Hapur”, raporton Insajderi.

    “Ua mundëson njerëzve ta njohin më mirë njëri tjetrin”, tha Hill në një intervistë për gazetën serbe “Nedelnjik”.

    Hill tha se “kurrë më parë në histori” nuk ka pasur “kaq shumë interaksion pozitiv mes shqiptarëve dhe serbëve” duke iu referuar kësaj platforme rajonale.

    “Nuk mund të duroj të rri në një kolonë veturash, dhe nëse ky proces redukton këto turma, atëherë duhet të mbështetet”, ka thënë ambasadori,

    Diplomati i mirënjohur amerikan tha se është “iniciativë e shkëlqyeshme” të shihet Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “teksa bisedojmë për të zgjidhur çështjet me rëndësi për qytetarët”.

    Rajoni ka shumë histori prapa saj, tha Hill, “por s’duhet mbetur peng i saj”, përcjell Insajderi.

    Christopher Hill tha mes tjerash edhe se ndonëse Uashgintoni ka qëndrim ndryshe nga Beogradi në raport me Kosovën, “kjo gjë s’na ndalon të bashkëpunojmë”.

    “Nuk është në interes të askujt të vazhdojë së jetuari në tensione”, tha ambasadori./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark