×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hill u pyet për anshmërinë e tij ndaj Serbisë, Arifit s’i pëlqeu pyetja e gazetarit – e përmendi Kurtin

    Insajderi
    31 January 2024 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, vizitoi këtë të mërkurë Komunën e Preshevës me ç’rast është pritur në takim nga kryetari Shqiprim Arifi.

    Në një konferencë për media pas takimit, ambasadori Hill u pyet nga gazetarët nëse e mban anën e Serbisë.

    “Po akuzoheni shpesh në Kosovë se ia mbani anën Serbisë. Çka do të thoni për këtë”, ishte pyetja nga gazetari që iu drejtua ambasadorit.

    Por, në atë moment ndërhyu Arifi i cili tha se këto akuza vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kreu i saj, Albin Kurti.

    “Pjesa e akuzës vjen nga Vetëvendosje. Pjesa e akuzës i përket një partie, të cilën e udhëheqë Albini. Kjo nuk do të thotë asgjë. Edhe mua më akuzojnë, edhe Edi Ramën e akuzojnë edhe Ali Ahmetin e akuzojnë. Tash çka të bëjmë? Mos të mashtrohemi”, deklaroi i pari i Preshevës.

    Ndërsa, Hill tha se qëndrimi i SHBA-ve është që mes dy vendeve duhet të bëhet përmirësim i dukshëm i raporteve.

    Unë jam këtu për të promovuar interesin e popullit tim, SHBA-ve. dhe mendoj që qëllimi i shtetit tim është që në mes të dy shteteve duhet përmirësim i dukshëm i raporteve në rajon në linjë me atë që është duke bërë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak“, tha ai përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark