×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Himni i Kosovës intonohet për herë të parë në një Olimpiadë

    Insajderi
    07 August 2016 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas triumfit historik të xhudistes Majlinda Kelmendi në Lojëra Olimpike, kanë pasuar një seri ngjarjesh të llogaritura si historike për Kosovën.

    [fbvideo link=”https://www.facebook.com/1933796746846146/videos/2050893501803136/” width=”680″ height=”480″ onlyvideo=”1″]

    Me fitimin e medaljes së artë në Rio, Majlinda ka bërë të mundur që himni shtetëror i Kosovës të intonohet për herë të parë në historinë e Lojërave Olimpike.

    Xhudistja nga Peja shkroi historinë pas katër fitoreve në kategorinë nën 52 kilogram në xhudo. Kelmendi më këtë medalje ka arritur që të fitojë gjithçka në karrierën e saj sportive. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark