×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hisen Berisha për Strategjinë e Sigurisë: Dokumenti ka mangësi, ngjason me politikat e sigurisë të Serbisë

    Insajderi
    24 October 2022 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës sot në mbledhjen e kuvendit prezantoi Strategjinë e Sigurisë të Kosovës për vitin 2022-2027.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës dokumentin për Strategjinë Kombëtare të Sigurisë për periudhën 2022-2027 e kanë parë si të dobët.

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha tha se dokumenti për Strategjinë e Sigurisë ka mangësi dhe ngjason me politikat e Serbisë, që nuk e konsideron rrezik për vete luftën në Ukrainë.

    Nëse i referohemi dokumentit të SHBA-ve që e shpallte si rrezik shtetëror invadimin ushtarak rus në Ukrainë, dokumentin që e keni sjellë ju në formatin e strategjisë për siguri nacionale, këtë rrezik potencial për njerëzimin e injoron e ky dokument me këtë mangësi ma shumë ngjason me politikat e sigurisë me shtetin në veri atje fqinj, që fare nuk e konsideron sanksionon as nuk e konsideron rrezik për vetën luftën në Ukrainë” – tha Hisen Berisha nga PDK, transmeton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark