×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hisen Berisha vazhdon polemikën me Albulena Haxhiu, del me një reagim të gjatë

    Insajderi
    23 February 2023 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka vazhduar polemikat me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Hiseni ka shkruar se Haxhiu po bën dhe po thotë gjëra të dëshpëruara.

    Sipas tij, ministrja Haxhiu po synon që përveç qytetarëve për rastin Dehari t’ua mbyll gojën edhe deputetëve.

    “Dua ta bëj të ditur se Hisen Berishës, nuk ka mujt as Millosheviqi me ushtrinë e tij nën udhëheqjen e pesë Gjeneralëve, t’ia ndal gojën, as fjalën, e s’do të mundet askush, as ju që as historinë e Kosovës nuk e dini, e perzieni me atë të Serbisë”, ka shkruar ndër tjerash ai.

    Postimi i plotë:

    Pretendimi se Hisen Berisha, i ka duart me gjak, tregon dëshpërimin e ministreshës Haxhiu, e cila po bënë e thotë gjëra të dëshpëruara.

    Po ministreshë, i kam vërtetë duart me gjak.

    Por, Ti tregoju shqiptarëve cilin nga këto viktimat e mia, ke mar urdhër me i mbrojtë, apo të gjithë?

    Si institucionalist, i ndërtuar mbi patriotizmin shtetëror e kushtetues, njeri i ligjit e diciplinës ushrarake, luftëtarë për liri, drejtësi e demokraci, u impenjova sinqerisht ta shfaq shqetësimin qytetarë për të vëndosur drejtësi për vëllezërit Dehari, Arbenin e Monin, si dhe të gjitha vrasjet enigmë të pas luftës. Por, më befasoi për keq reagimi tejet indikativ, reagimi aq i ashpër ndaj interesimit tim, i ministrës znj. Albulena Haxhiu.

    Kjo po më qon në dilemën a mos vallë kjo ka gisht në të gjitha dhe a ka gisht në mbylljen e rastit terrorist në gjykatë?! Sepse dihet se këto raste nuk kanë epilog aq të shpejtë.

    Sjellja histerike e ministres, tregon se diku po ju dhemb e vërteta!?

    Por, kjo situatë e pa dëshirueshme që krijoi preokupimi im i sinqertë, nga respekti për prindërit e dy të rinjëve Dehari, qoftë baba Avni i heshtur në kuvend, qoftë nana Xhemile, në studiot e pa mëshirshme televizive, më befasoj për keq, me reagimet dhe fjalët e pa matura e të rrezikshme për ligjshmërinë dhe demokracinë.

    Deklarimet e sotme dhe ato të më hershme si dhe veprimet në raport me procesin e hetimit, prokurorinë dhe fjalen e lirë në kuvendin e Republikës, ma përforcojnë vlerësimin tim se “neokomunizmi që po provojnë të instalojnë kjo nomenklaturë debatikasish, është rrezik më i lartë se mundësia e një sulmi nga Serbia”.

    Deklarimi i ministres së drejtësisë se, “duhet me jau ndalu me ligj me fol per vellezerit Dehari këtu” tregon se çfarë synojnë këta.

    Pra, u pa që synojnë me ua mbyll gojën qytetarëve edhe deputetëve, të kërkojnë zbardhjen e të vërtetës dhe të vëndoset drejtësi. Njejtë kështu reagoi kjo ministre e dyshimtë, edhe ndaj prokurorit, duke i thënë: “hek dor sa është heret”!

    Dua ta bëj të dutur se Hisen Berishës, nuk ka mujt as Millosheviqi me ushtrinë e tij nën udhëheqjen e pesë Gjeneralëve, t’ia ndal gojën, as fjalën, e s’do të mundet askush, as ju që as historin e Kosovës nuk e dini, e perzieni me atë të Serbis.

    Ndryshe, në seancën e Kuvendit, ministrja Haxhiu ishte shprehur e revoltuar ndaj Hisenit, kjo pasi ky i fundit në foltoren e Kuvendit përmendi rastin e Astrit Deharit. Ai akuzoi Qeverinë Kurti për ndërhyrje direkte.

    Ndër tjerash, ai se Lëvizjes Vetëvendosje nuk i konvenon zbardhja e këtij rasti.

    Derisa, “Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për rastin e Astrit Deharit sepse ju keni qenë në Qeveri kur është vrarë Astrit Dehari“, ishte përgjigja e ministres Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark