Oleksandr Usyk u shpall kampion i botës për rripat e peshave të rënda WBA,WBO dhe IBF të shtunën në stadiumin e Tottenham Hotspur.
Boksieri ukrainas siguroi titullin e më të mirit të botës në peshat e rënda vetëm falë fitores ndaj britanikut, Anthony Joshuas, shkruan TheSun.
34-vjeçari bëri debutimin e tij në peshat e rënda tri vite më parë. Rrugëtimi i tij deri te ky sukses i jashtëzakonshëm ka një të kaluar të vështirë në jetën e Usyk.
Usyk lindi në rajonin e Krimesë të Ukrainës në qytetin e Simferopolit në vitin 1987. Si fëmijë, ai ishte angazhuar në disa duele të mundjes, luftimeve me dorë e karate.
Usyk fillimisht ishte i pasionuar pas futbollit, por shpenzimet që kishte në atë sport bëri që prindërit e tij ta distanconin atë.
Më pas, Usyk që vinte nga një familje e varfër duhej ta mbante familjen e tij duke u kujdesur për bagëtitë në një fermë, ndërkohë që shiste edhe fruta e akullore në rrugë.
Ukrainasi përndryshe është i martuar në vitin 2009 me të dashurën e tij të fëmijërisë, Yekaterina.