Kanali i filmave dhe serive televizive ka lindur nga ideja e inxhinierit amerikan, Reed Hastings, i cili në vitin 1997 vendosi të krijojë një shërbim të dhënies me qira të DVD-ve dhe videolojërave për në shtëpi: me më pak se 6 dollarë, mund të merrje me qira artikuj në internet, pa probleme ndëshkimi për kthimet e vonuara.
Ideja i erdhi, pasi kishte paguar një gjobë 40 dollarë për kthimin jashtë afati të një DVD-je.
Në vitin 2008 erdhi momenti i kthesës: përveç marrjes me qira, vjen aftësia për të parë video me një abonim mujor streaming.
Në vitin 2011, Netflix nisi të prodhojë seri të suksesshme televizive, të tilla si “House of Cards” dhe Narcos”.