Histori të ndryshme të ndryshme të shqiptarëve të suksesshëm tregohen nga çdo cep i botës por më të zakonshmet vijnë nga vendet e zhvilluara perëndimore.
Flamur Bakalli dhe Virlanda Këpuska janë një çift nga Gjakova që kanë ndërtuar një histori suksesi në një vend jo shumë të zakonshëm për shqiptarët.
Në një intervistë për emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini të rinjtë tregojnë se jetojnë në Brazil tash e njëmbëdhjetë vite, përcjell Telegrafi.
“Erdhëm fillimisht këtu përmes një burse ku mbaruam studimet për arkitekturë dhe urbanizëm dhe pasi na pëlqeu vendi vendosëm të jetojmë këtu”, tregon Virlanda Këpuska, përcjell Telegrafi.
Të rinjtë pasi punuan tri vite vendosën të hapin në një biznes të vetin që lidhet me fotografinë dhe sot ende bëjnë punën e njëjtë.
Ata tregojnë se kanë pasur vështirësi, duke filluar nga burokracitë administrative, pastaj thonë se kultura e blerësit atje dallon nga ajo çfarë kanë shqiptarët, megjithatë ja kanë dalë.
Virlanda prej tre muajsh është bërë edhe nënë e një vajze.
Ata shpresojnë se këtë vit do të vijnë në Kosovë pavarësisht situatës me pandeminë e coronavirusit, por megjithatë kanë vlerësim të lartë edhe për popullin brazilian.
“Sfida e mësimit të gjuhës ka qenë sfidë, por na kanë ndihmuar shumë kontaktet që kemi pasur me banorët vendas. Brazilianët janë shumë mikpritës dhe me ne janë sjellë shumë mirë”, tregon ndër të tjera Flamur Bakalli.