×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Historia e pazakontë e Ronaldos, mashtruesja i rrëmbeu mijëra euro dhe portugezi nuk vuri re asgjë

    Insajderi
    20 September 2021 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollist, miliarder, viktimë e mashtrimit!

    Sipas gazetës portugeze “Jornal de noticias”, Cristiano Ronaldo u mashtrua nga një agjente udhëtimesh për një total prej 288.000 eurosh për tre vjet.

    53-vjeçarja përdori kartat e kreditit dhe fjalëkalimet e futbollistit portugez mes viteve 2007 dhe 2010 duke vjedhur para për 200 udhëtime që Ronaldo nuk i kishte bërë kurrë. Në atë kohë, sulmuesi luante për Man United e më pas për Real Madridin.

    Kapiteni i Portugalisë i kishte besuar disa nga dokumentat e tij të pandehurit pa e ditur se çfarë i ndodhi atyre. Rastësisht, ai nuk ishte viktima e vetme e gruas. Para se agjensia turisitike të bëhej e vetëdijshme për krimin, e akuzuara kishte kohë që mashtronte agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes dhe yje të tjerë të futbollit portugez për para. Në total kishte siguruar 350.000 euro.

    Bild bën me dije se gruaja u dënua nga gjykata e Portos në vitin 2017 dhe ka qenë e arrestuar për katër vite. Në krahun tjetër agjencia e udhetimeve rimbursoi “viktimat”. Mashtruesja ende po punon për të paguar atë shumë te ish-punëdhënësi i saj dhe tani punon si pastruese. albeu.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark