×
  • Sport
  • Sport

    “Horror” në Moto GP – kampioni i botës rrezikon vdekjen, shikoni pamjet

    Insajderi
    03 September 2023 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gara për Çmimin e Madh të Spanjës në katalonjë u kthye në një mankth për kampionin e botës, Francesco Bagnaia. Në kthesat e para, kryesuesi i kampionatit dhe njeriu që po kryesonte garën, u rrëzua dhe mbi këmbët e tij kaloi motorri i Brad Binder. Momente paniku në pistë.

      Gara u ndërpre menjëherë për t’i ardhur në ndihmë kampionit 26-vjeçar dhe pas disa minutave në pistë, mjekët e transportuan italianin në spital për të marrë ndihmë më të specializuar.

      Merita më e madhe shkon për Binder i cili bëri maksimimun për të evituar shtypjen e kampionit të botës duke u shkelur me gomat e motorit të tij vetëm këmbët por jo trupin. Në këtë mënyrë, amerikani evitoi një tragjedi të mundshme.

      Incidentit në fjalë ndodhi vetëm pak sekonda pasi në kthesën e parë u rrëzuan 5 pilotët, Alex Marquez, Enea Bastianini, Johann Zarco, Fabio Di Giannantonio dhe Marco Bezzecchi për shkak të një gabimi nga ana e italianit Bastianini. Asnjë prej të rrëzuarve nuk shfaqi probleme.

      OP-ED
      Nga Rubrika

      © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

      Impressum

      Kontakt

      Trademark