×
  • Showbiz
  • Show

    “Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA tregon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

    Insajderi
    28 April 2024 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qetësia e çiftit simpatik të Big Brother VIP Albania, u trazua në momentin që erdhi një dron me një mesazh jo aq të mirë për ta.

    Në këtë dron që deri sot nuk dihej se kush e ka dërguar, kishte një mesazh në të cilin shkruhej “Stop maskilizmit, Romeo fallco, Heidi hap sytë”.

    Ky dron erdhi, pasi çiftit iu dhurua një suitë si dhuratë, dhe Romeo nuk qëndronte me Heidin aty brenda, por dilte jashtë me banorët e tjerë, për këtë gjë edhe u kritikua shumë.

    Heidi shprehej vazhdimisht që nuk po ndikohej nga droni, por në disa video të transpetuara ajo shihet tejet e shqetësuar.

    Sot (e diel), i ftuar në Fun Club ishte edhe i piloti i BBVA, i cili tregoi që këtë dron e kishte dërguar një vajzë nga Italia, duke shuar aludimet që këtë dron mund ta kishte dërguar Jetmiri.

    “Droni nuk ka ardhur nga Jetmiri, por nga një vajzë në Itali, nuk e di nëse është shoqe e Heidit, por gjëja është ndarë pak, janë grupi që janë fansa të çifitit të bashkuar, janë ata në Itali që duan Heidin pa Romeon, siç ka dhe në Shqipëri, që duan Romeon pa Heidin,” tregoi piloti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark